“Buzëqesh”, kamp veror për fëmijët – Dhjetëra fëmijë në kurset verore të organizuara nga Myftinia e Shkodrës

Në oborrin e xhamisë “Ebu Beker” dhjetëra fëmijë janë bërë pjesë e kampit veror i organizuar nga Myftinia e Shkodrës.
Ky kamp i emërtuar “Buzeqesh” përmes kurseve te ndryshme i ofron mundësinë e argëtimit dhe mësimit gjate verës fëmijëve jo vetëm të qytetit, por edhe të disa njësive administrative të bashkisë Shkodër.
Vetë fëmijët shprehen entuziastë për pjesëmarrjen dhe thonë se kurset i ndjekin me shumë dëshirë.
Ky është viti i katërt radhazi që Myftinia e Shkodrës organizon kampin veror për fëmijë, si një alternativë ndryshe për pushimet verore, ku edukimi dhe argëtimi janë së bashku.