Buxheti 2026 për bujqësinë, Rama: 16.3 mld lekë mbështetje shtesë. Bashkitë të kthehen në partnerë të fermerëve, krijoni ndërmarrjet e përbashkëta   

bujqësinë, Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor për të diskutuar Buxhetin e vitit 2026, ku parashikon një paketë mbështetjeje shtesë prej 16.3 miliardë lekësh.

Rama nënvizoi rëndësinë e partneritetit mes qeverisë, pushtetit vendor dhe fermerëve për të përballuar sfidat e sektorit dhe financimin e qëndrueshëm e projekteve të tyre.

Në kuadër të përpjekjeve për modernizimin e sektorit, Rama bëri me dije se Universiteti Bujqësor do të angazhohet në kërkim shkencor dhe bashkëpunim me sipërmarrjet bujqësore, ndërsa brenda këtij viti do të inaugurohet Banka e Zhvillimit për mbështetjen e projekteve të fermerëve.

“Bujqësia më shumë se çdo sektor tjetër ka nevojë për partneritet me qeverinë dhe pushtetin vendor për të arritur për të përballuar sfidat e veta që varen nga faktorë që ndonjëherë janë jashtë mundësive të njeriut për t’u kontrolluar. Dija e fituar në të gjithë këto vite nga vetë në një sektorë ku gjërat lëvizin në mënyrë të vazhdueshme dhe teknologjia sjell oportunitete të paimagjinueshme. Universiteti Bujqësor i Tiranës do e vendosim në funksion të politikave tona dhe bashkëpunimit me fermerët, kërkimin shkencor në sipërmarrjet tuaja. Brenda këtij vitit do të kemi Bankën tonë të Zhvillimit për të mbështetur projektet e fermerëve. Bashkitë duhet të ngrihen në lartësinë e kësaj sfide, e nevojës së fermerëve për financimi dhe mbështetjen institucionale dhe partneritet që të mos jeni vetëm në këtë përpjekje. Bashkitë e kanë mundësinë të bëhen partner i sigurt i fermerëve dhe i bashkimeve të tyre”, tha Rama.

Rama tha se synimi i këtyre viteve është financimi për bujqësinë të vijë në disa drejtime dhe se të nis ndërtimi i ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve

“Financimet për bujqësinë të vijnë në disa drejtime nga buxheti i shtetit, nga fondet e BE, nga Banka e re e Zhvillimit, nga financime të tjera dhe kapaciteti për t’i thithur ato janë përmes projekteve të duhura dhe partneriteteve të duhura. Dua që këto vite të jenë të ndërtimit të ndërmarrjeve të përbashkëta mes bashkive dhe fermerëve, që do të sjellin më shumë të ardhura për vetë ju”, tha Rama.

Rama theksoi se prodhimi i serave është trefishuar dhe sipërfaqja e serave ka arritur 2,200 hektarë, ndërsa raporti i eksporteve të produkteve bujqësore po rritet ndjeshëm.

“I vendosim vulën evropiane transformimit të nisur tre mandate më parë. Sot kemi trefishuare prodhimin e serave dhe si rezultat kemi më të ndjeshme konkurrueshmërinë në një sipërfaqe serash që sot ka prekur 2200 hektarë. Kemi rritur prodhimin e perimeve e që i është afruar 1500 milionë tonëve. Eksportet kanë kapur këtë vlerë në 9 majorin e parë është më e lartë se sa e gjithë vlera e vitit të shkuar dhe duke iu afruar të përmbushim, gjysmë miliardë euro eksporte. Kemi ngushtuar raportin eksporte/importe dhe jemi në 1 me 3 duke e vazhduar të shkojë drejt uljes së importeve dhe të arrijmë objektivin 1 eksport dhe 2 import kur vjen puna tek prodhimi bujqësor. Kemi sot një buxhet për 2026 jo thjeshtë më të lartë, të shkojmë me një buxhet skemë kombëtar gati dyfishi i 2025”, tha Rama.