Bulmeti dhe mishi me faturë / Shkodër, ende nuk nis aksioni në terren

bulmet mish fature

Të gjithë tregtarët e produkteve ushqimore, kryesisht të mishit dhe bulmetit do të tregtohen me faturë tatimore.

Ndonëse në Shkodër aksioni ende nuk ka nisur, pasi institucionet po presin udhëzimet e ministrisë, punonjësit e policisë bashkiake vijojnë të monitorojnë vendet  ku me parë kanë shitur në mënyrë ambulatore.

 Nga ana tjetër, tregtaret thonë se janë akoma të paqartë në funksionimin e këtij urdhëri, pasi një pjesë e tyre janë shitës ambulant dhe nuk disponojnë kasa fiskale.

Aksioni vjen pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama tre ditë më parë gjatë takimit me kryetarët e bashkive të vendit.

 Ultimatumi synon gjurmueshmërinë e produkteve për të garantuar sigurinë ushqimore.

Aksioni do të përfshijë disa institucione dhe do të shoqërohet me inspektime intensive, në tregje dhe pika të shumicës.