Bukuria natyrore e Prekalit / Turistët e huaj vlerësojnë ajrin e pastër dhe natyrën

prekal bukur

Kush është dashamirës i natyrës e di se përpos Shalës, një tjetër luginë e një lumi ka nisur të shëndrrohet në destinacionin turistik.

Bëhet fjalë për luginën e Kirit e cila shtrihet përmes dy fshtatrave Ura e Shtrenjtë dhe Prekal, zona këto që po vizitohen nga të huajt.

“Vij nga Normandia në Francë.Kemi ardhur dje.

Para kësaj ishim në Sarandë.

Na pëlqen më shumë Shkodra. Është hera e parë që vijmë dhe na pëlqen shumë natyra.

“Është shumë bukur! Po kalojmë mirë në Shkodër.

 E rekomandoj edhe për miqtë e mi, nëse duan të kalojnë kohë të qetë në natyrë. Është hera e parë që vijmë dhe po na shijon shumë”,- shprehen vizitorët.

Në ujërat e ftohta të Prekalit rritet trofta e cila tashmë ka krijuar habitatin e  saj.

Lugina e lumit të Kirit spikat për pastërtinë, qetësinë dhe ajrin e freskët të maleve rrëzë të cilave vendoset fshati Prekal, pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, në drejtim të fshatit të Dukagjinit.