Bujqësia gjithnjë e më pak krahë pune – Sfida kryesore e fermerëve, sigurimi punëtorëve në këtë sektor

Numri i punonjësve në sektorin e bujqësisë në qarkun e Shkodrës. po zvogëlohet gjithjnë dhe me shumë, duke sjellë vështirësi për fermerët që kanë investuar në kultura të ndryshme.
Në zonën e Malësisë së Madhe, ku shumica e fermerëve merren me kultivimin e bimëve medicinale, mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në një problem madhor.
Përveç vështirësive për të gjetur treg për prodhimet e tyre, tani ata po përballen edhe me pamundësinë e sigurimit të krahut të punës.
Sipas të dhënave të regjistrimeve të popullsisë, nga viti 2011 deri në vitin 2023, nga Malësia e Madhe janë larguar mbi 15,300 banorë.
Kjo tkurrje demografike ka ndikuar drejtpërdrejt në mungesën e fuqisë punëtore në bujqësi.