Aktualitet

Bruksel- Vengu takime me sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, sekretarin e NATO dhe homologë e vendeve aleate

Gjatë ministerialit të NATO në Bruksel, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi disa takime me homologët nga SHBA, Franca, Italia, Kroacia dhe Hungaria. Në fokus të bisedave ishte forcimi i bashkëpunimit ushtarak, vëmendja strategjike për rajonin tonë dhe çuarja përpara e projekteve të përbashkëta në Industrinë e Mbrojtjes dhe modernizimin e Forcave të Armatosura.

Një takim i veçantë ishte ai me sekretarin e ri të Mbrojtjes së SHBA, Pete Hegseth, të cilin ministri Vengu e uroi për detyrën e re. Ministri Vengu dhe sekretari Hegseth ranë dakord për vijimin e ndërveprimit në nivelet më të larta për objektiva të përbashkëta.

Gjatë këtij ministeriali, ministri u përshëndet gjithashtu me sekretarin e Përgjithshëm të NATO Mark Rutte, të cilin e vlerësoi për lidershipin e tij në drejtimin e Aleancës Euro-Atlantike në këto kohë sfiduese.

Në bisedën me ministrin e Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu bashkërenduan disa hapa në funksion të modernizimit të Forcave të Armatosura, me synim konkretizimin e projekteve në kohë sa më të shpejtë.

Ministri Vengu, në takimin me zëvendëskryeministrin dhe ministrin kroat Ivan Anušić tha se ranë dakord për të forcuar më tej marrëdhëniet, me fokus të veçantë bashkëpunimin në Kosovë dhe sigurinë në rajonin Adriatik-Jonian.

Ministri Vengu e ftoi kolegun kroat për një vizitë në Tiranë. Me ministrin italian të Mbrojtjes Guido Crosetto, ministri Vengu diskutoi mbi avancimin e projekteve për transformimin e kapaciteteve tona në tokë, ajër dhe det.

I bindur që shumë shpejt do kemi një sërë rezultatesh cilësore me impakt në hapësirën detare. Me kolegët italianë konvergojmë gjithashtu në rritjen e stërvitjeve, trajnimeve, edukimit.” -u shpreh ministri.

Një bisedë produktive, ministri Vengu e pati edhe me homologun hungarez, Kristof Szalay-Bobrovniczky, me të cilin trajtuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në Industrinë e Mbrojtjes, edukimin në fushën e mjekësisë dhe shkëmbimin e eksperiencave në siguri dhe mbrojtje.

Blerti Delija

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

19 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

20 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

21 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

21 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

21 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

21 hours ago