Lajme

Brezi i ri “prek” zërin e qytetit – Gjimnazistët vizitojnë RTSH Shkodra në ditën e përvjetorit

Në një ditë historike për median e qytetit si ai i 80-vjetorit të Radio Shkodrës, pjesë e saj u bënë edhe dy shkolla të mesme të qytetit, gjimnazi “28 Nëntori”, që mban titullin “Nderi i Kombit”, dhe gjimnazi “Oso Kuka”.

Të rinjtë u pritën nga drejtori Jetmir Shpuza.

Ata vizituan ambientet e RTSH Shkodra për të njohur nga afër historinë, rolin dhe funksionimin e medias publike.

Vizita e nxënësve u shoqërua me prezantime dhe shpjegime interaktive duke sjellë një ndërthurje mes trashëgimisë së pasur mediatike dhe interesit të brezit të ri për gazetarinë, teknologjinë dhe komunikimin.

Me këtë aktivitet simbolik, 80-vjetori i Radio Shkodrës nuk u përkujtua vetëm si një datë kalendarike, por si një urë mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes zërave që e ndërtuan dhe atyre që mund ta pasojnë.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Berisha s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, thërret protestë më 16 maj, në të njëjtën ditë me Samitin EuropianBerisha s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, thërret protestë më 16 maj, në të njëjtën ditë me Samitin Europian

Berisha s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, thërret protestë më 16 maj, në të njëjtën ditë me Samitin Europian

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve…

42 minutes ago
Gjendet e pajetë 65- vjeçarja / Familjarët e gjetën në oborrin e banesës në BardhajGjendet e pajetë 65- vjeçarja / Familjarët e gjetën në oborrin e banesës në Bardhaj

Gjendet e pajetë 65- vjeçarja / Familjarët e gjetën në oborrin e banesës në Bardhaj

Një ngjarje e rëndë është konstatuar paraditen e kësaj të martë në Shkodër. Një shtetase…

51 minutes ago
Zgjedhjet në qarkun Shkodër – Përfundon numërimi për subjektet politike, nis ai për kandidatëtZgjedhjet në qarkun Shkodër – Përfundon numërimi për subjektet politike, nis ai për kandidatët

Zgjedhjet në qarkun Shkodër – Përfundon numërimi për subjektet politike, nis ai për kandidatët

403 Qendra Votimi kanë nxjerrë këtë rezultat në qarkun e Shkodres: 40.01% për PD dhe…

56 minutes ago

80 vite RADIO SHKODRA – Zëri i qytetit që nuk hesht kurrë

13 maji i 1945  ka shënuar inaugurimi zyrtar të Radio Shkodrës, media e parë e…

2 hours ago

Messi apo Maradona? Ja cilin zgjedh Scaloni

Debati vazhdon të jetë i nxehtë edhe pas shumë vitesh. Karrierës së Lionel Messit po…

2 hours ago

Vllaznia, Brdariç: Nuk ia dolëm, do provojmë përsëri

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen e pësuar, 0-4 përballë…

2 hours ago