Brenda dasmës së Alex Soros, kryeministri Rama mes të ftuarve

Huma Abedin, strategia politike dhe bashkëpunëtorja e Hillary Clinton, dhe investitori e filantropi Alex Soros janë martuar në një ceremoni private në shtëpinë e tyre në Water Mill, New York.

Festimet e martesës u organizuan me ndihmën dhe pjesëmarrjen e Hillary Clinton, e cila ka qenë mentore dhe shefe e Abedin për shumë vite.

Në ceremoninë e organizuar në shtëpinë e çiftit, Huma Abedin shkëlqeu me një fustan të personalizuar Givenchy, i frymëzuar nga stili i Audrey Hepburn, me detaje elegante dhe qëndisje me inicialet e çiftit citon revista prestigjioze Vogue.

Eventi mblodhi bashkë figura të njohura ekrani dhe personalitete politike nga e gjithë bota, mes të cilëve ishte edhe kryeministri Edi Rama.
