Braktisi fëmijët, procedohet 32- vjeçarja / Një 45- vjeçar me probleme mendore dhe aftësi të kufizuara, goditet me grusht

policia-9

Policia e Vau Dejësit ka proceduar penalisht një shtetase 32- vjeçare.

 Gruaja, banuese në fshatin Hajmel, ka braktisur fëmijët e saj të mitur.

Po ashtu, policia e qarkullimit rrugor, referoi në prokurori materialet për një aksident rrugor të ndodhur.

 Automjeti me të cilin lëvizte një 53- vjeçar në aksin Shkodër-Velipojë, është përplasur me një automjet me drejtuese një 23- vjeçare. Si pasojë, është dëmtuar 53- vjeçari që po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

 Duke vijuar me qarkullimin rrugor, u referuan në prokurori materialet për një 66- vjeçar banues në Plezhë, i cili drejtonte motomjetin pa leje drejtimi. Edhe për një 17- vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, u referun materialet në prokuori.

Një konflikt fizik në Velipojë, është referuar në prokurori.

 Një shtetas 81- vjeçar banues në Pulaj ka referuar se djali i tij, 45- vjeç, me probleme të shëndetit mendor dhe me aftësi të veçanta, është goditur me grusht nga një shtetas 43 vjeç, edhe ai banues në Pulaj të Velipojës.

Dy shtetas, 35 dhe 32 vjeç, respektivisht banues në Shkodër dhe në fshatin Naraç të Vau dejësit, janë proceduar penalisht në gjendje të lire për ndërtime pa leje.

Së fundi, ka nisur procedimi penal për një shtetas 40 vjeç në Velipojë, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.