Brad Pitt ”piloti” i ri i F1

100eea10-5103-11f0-9742-1124a943c195.jpg-696x392

Ylli i Hollivudit, Brad Pitt e ka përshkruar vendin e garës për Çmimin e Madh Britanik si “vend të shenjtë”, përpara publikimit të një filmi të ri për Formula 1.

Brad Pitt i bëri komentet duke iu referuar pistës ”Silverstone” në Northamptonshire, ku ai filmoi skena për ”F1:The Movie”, i cili pritet të dalë këtë javë.

Produksioni kishte një garazh plotësisht funksional të vendosur në një korsi të vërtetë për bokset e F1 gjatë garave të mëdha të viteve 2023 dhe 2024.

“Ne ishim në një vend të shenjtë. Ishte shumë përulëse të hynim në një sport që është kaq i nderuar dhe i trajtuar si një fe. Ne vetëm donim të siguroheshim që nuk do të ishim në rrugën e askujt”, shtoi ai.

61-vjeçari luan rolin e pilotit veteran Sonny Hayes, një ish-yll që kthehet në pistën e garave pas një mungese të gjatë.

Filmi u xhirua në vende të vërteta garash, duke përfshirë Abu Dhabi, Silverstone dhe Rockingham, Northamptonshire.

Pitt shoqërohet nga yje të F1, përfshirë Lewis Hamilton, producentin e filmit, Max Verstappen dhe Charles Leclerc.

Regjisori Joseph Kosinski, i cili gjithashtu drejtoi ”Top Gun: Maverick”, tha se xhirimet në gara të vërteta Grand Prix paraqitën sfida të rëndësishme prodhimi.

“Zakonisht kur bëjmë një film, ne kemi kontroll mbi kohën tonë. Por, kur xhiron një Grand Prix të vërtetë, na u desh të përshtateshim me kohën e F1. Ishte një sfidë e madhe logjistike”, Kosinski.