Botërori i klubeve, verdiktet e Grupit E: Kualifikohen Inter dhe Monterrey, eliminohet River Plate

Inter dhe

SEATTLE, WASHINGTON - JUNE 25: Francesco Pio Esposito of FC Internazionale celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the FIFA Club World Cup 2025 group E match between FC Internazionale Milano and CA River Plate at Lumen Field on June 25, 2025 in Seattle, Washington. (Photo by Mattia Pistoia - Inter/Inter via Getty Images)

Janë luajtur ndeshjet e fundit në grupin E dhe janë përcaktuar dy skuadrat që do të vazhdojnë më tej aventurën në Botërorin e Klubeve. Interi dhe Monterrey kualifikohen në fazën me eliminim direkt, ndërsa River Plate dhe Urava mbyllin këtu eksperiencën e tyre në Botëror.

Zikaltërit fitojnë 2-0 sfidën përballë River Plate falë golave të shënuar nga Pio Esposito dhe Bastoni dhe mbyllin fazën e grupeve në vendin e parë. Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes për Interin.

Meksikanët e Monterrey mposhtin 4-0 japonezët e Uravës dhe sigurojnë një biletë mes 16 skuadrave më të mira të turneut.

Interi do të përballet me Fluminenses në një sfidë që vlen një vend në çerekfinale, ndërsa Monterrey do të sfidojë Dormundin.