Botërori i Klubeve: Përfundojnë ndeshjet e grupeve, Juventusi sfidon Realin në 1/8 e finales

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve në Botërorin e Klubeve. Reali i Madridit mposht 3-0 Salzburgun dhe zë vendin e parë në grupin H. Kualifikohet mes 16 më të mirave të turneut edhe Al Hilali, që mposhti 2-0 Paçukën dhe zuri vendin e dytë në grup.
Më herët, Manchester City mposhti 5-2 Juventusin, duke siguruar vendin e parë në grupin G. Anglezët janë skuadra e vetme që mbylli fazën e grupeve me pikë të plota. Juventusi mbylli grupin në vendin e dytë dhe do të sfidojë Realin për një vend në çerekefinale.
Në ndeshjen tjetër të grupit G, Al Ain mposhti 2-1 Ëydad Casavlancën, duke marrë tre pikët e para në Botërorin e klubeve.
Janë përcaktuar 16 skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Botës dhe nesër nisin ndeshjet me eliminim direkt të turneut.