“Botërori i Klubeve mund të na shkatërrojë sezonin”, Guardiola “alibi” për duelin me Liverpool dhe Arsenal

Guardiola “alibi”

Premier Liga nuk ka nisur ende, por Pep Guardiola duket se po përgatitet për sezonin e ri. Trajneri spanjoll nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është bashkuar thirrjes që bëri Jurgen Klopp kur deklaroi se Kupa e Botës për Klube do të ndikonte negativisht te lojtarët.

“Mendoj se ky kompeticion mund të japë efektet e veta në periudhën dhjetor, janar dhe shkurt. Lodhja do të ndihet edhe më shumë në atë kohë. Unë mendoj si Jurgen Klopp, Kupa e Botës për Klubi mund të na shkatërrojë sezonin që vjen”, tha trajneri spanjoll i City-t në vigjilje të takimit me Al-Hilal.

Guardiola la të kuptohej se skuadra e tij nuk do të garojë në kushte të barabarta me Arsenal dhe Liverpool, të cilat nuk mundën që të kualifikoheshin në Kupën e Botës së Klubeve.