Botërori i Klubeve: Juventus fitore me “5 yje”, Salzburgu merr kreun e grupit H

Juventus fitore me “5 yje

Juventusi shkatërron Al Ain në debutimin në Kupën e Botës për Klube. Bardhezinjtë dominojnë në të gjitha anët në “Audi Field” në Uashington dhe fitojnë 5-0 falë dy golave ​​nga Kolo Muani dhe Conceiçao dhe një goli nga Kenan Yildiz.

Tudor mund të jetë më shumë se i kënaqur: të gjitha zgjedhjet e tij kanë dhënë rezultate.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Salzburg fiton 2-1 përballë Pachucës dhe ngjitet i vetëm në krye të grupit H, duke lënë pas Realin e Madidit dhe Al Hilal, që barazuan 1-1 në ndeshjen mes tyre.