Botërori i Klubeve: Çelsi eviton Bayernin, Flamengo e para në Grupin D

Çelsi eviton Bayernin

Janë luajtur gjatë mesnatës ndeshjes e fundit në Grupin D të Botërorit të Klubeve që po zhvillohet në SHBA. Çelsi kualifikohet për në fazën me eliminim direkt të turneut, pasi ka mposhtur 3-0 Esperance Tunis.

Londinezët mbyllin grupin në vendin e dytë dhe në fazën e 1/8-ve të finales do të kenë përballë Benfikën, që u rendit e para në grupin C.

Flamengo barazon 1-1 përballë Los Angelos FC në sfidën e fundit të grupit, por një pikë mjafton për të zënë vendin e parë në grup. Në turin tjetër brazilianët do të kenë përballë Bayernin e Mynihut, që zuri vendin e dytë në grupin C.