“Botërori 2026″ / Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët nëse kualifikohen

Botërori 2026, ja v

Në Uashington është hedhur shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”.

Nga 48 skuadrat, 42 janë tashmë të konfirmuara, ndërsa 6 të tjera do të përcaktohen në mars të vitit të ardhshëm, pas ndeshjeve të “Play-Off”-it.

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në rast se kualifikohen. Botërori nis më 11 qershor.

Grupet:

Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)

Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)

Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti

Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)

Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao

Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)

Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re

Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër

Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)

Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani

Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/R.D. Kongo)

Grupi L: Angli, Kroaci, Panama, Gana

Në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026 Meksika do përballet me Afrikën e  Jugut,më 11 qershor në Mexico City.

Finalja e madhe e Botërorit do të luhet më 19 korrik 2026 (Stadiumi MetLife, New Jersey)