Botafogo mposht Sjatëll Sounders, mes Portos dhe Palmeiras s’ka fitues

Botafogo mposht Sjatë

Botafogo nis me një fitore të rëndësishme Botërorin e Klubeve duke mundur ekipin e Sjatëllit në “Lumen Field”. Për kampionët në fuqi të Kupës Libertadores autorët e golave ishin Jair Cunha (28′) dhe Igor Jesus (44′) ndërsa rrugën e portës e gjetën e të zotët e shtëpisë falë Roldan (75′). Falë këtij tiumfi ekipi i brazilian barazon me tre pikë PSG-në duke kryesuar Grupin B.

Sa i përket takimit të Grupi A ndeshja e zhvilluar në “MetLife Stadium” të Nju Xhersit mes Palmeirasit dhe Portos ka përfunduar në barazim pa gola. Takimi në fjalë ishte i një niveli të lartë edhe pse publiku nuk mundi që të festonte asnjë gol. Të dy ekipet, të pasur me talente, ekspozuan lojtarë si Rodrigo Mora dhe Estevão edhe pse më të mirët në fushë ishin dy mbrojtësit ekstrem.