Bota mbi dy rrota e Çimit / Një jetë mes pasionit që nuk ndryshket
Që në moshën 14-vjeçare, ai nisi të punojë me riparimin e biçikletave.
Sot, me 25 vite përvojë, Çimi është kthyer në një nga emrat më të njohur si mjeshtër i biçikletave në Shkodër.
Ai gjen kënaqësi kur biçikletat “e vdekura” rikthehen të ecin sërish, falë duarve të tij.
Në qytetin e biçikletave, Çimi është një nga ata mjeshtra që e mbajnë në lëvizje botën mbi dy rrota, me duar të arta dhe një pasion që nuk ndryshket.

