Borshi: Emocion përballë publikut shkodran / Trajneri i Partizanit, Kërnaja, thotë se kjo humbje nuk është fundi i botës

Borshi ergi

Ergi Borshi ishte në pankinën shkodrane në ndeshjen me Partizanin, duke zëvendësuar Edi Martinin e pezulluar me dy ndeshje.

Nën drejtimin e Borshit, Vllaznia jo vetëm mori 3 pikë shumë të rëndësishme, por edhe kryesimin e Abissnet Superiore.

 Në daljen para mediave në fund të ndeshjes, ai shprehet mjaft i kënaqur.

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kernaja, ka pasur rezerva për terrenin, që sipas tij ishte shumë i lagësht, teksa ka pranuar se humbja minimale me Vllazninë, nuk është fundi i botës.

Futbollisti Sherif Kallaku, është shpallur sërish lojtari i ndeshjes, tregues i vijimësisë në paraqitjet e tij.

Ndeshja e radhës për kuqeblutë, është me Teutën në Durrës, një ekip që tregon lojë por edhe i etur për pikë. Sidomos kur përballë ka kryesuesit e Supërligës, siç do jetë deri atëherë Vllaznia.