Boriç i Madh, digjen mbeturina në mes të ditës / IKMT inspekton situatën, masa për njësinë administrative
Në fshatin Boriç i Madh në bashkinë Malësi e Madhe, situata e mbeturinave vijon të mbetet një problem I pa zgjidhur. Shëllunga tymi mbuluan zonën duke alarmuar edhe inspektoriatin kombetare të mbrojtjes së twrritorit të cilët inspektuan zonën
Kalimtarët tregojnë se djegia e mbetjeve po dëmton shëndetin e tyre teksa faj kane edhe vetë banorët e zones.
Sipas inspektorëve te IKMT për situatën e krijuar do të mbajë përgjegjësi direkte bashkia malësi e madhe si dhe njësia administrative pasi kjo gjendje është e përsëritur.
Prej vitesh fshati Boriç i Madh, vijon të ndotet nga mbeturinat, por sërish institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masat për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.
