Aktualitet

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit kanë sjellë probleme në aksin Bogë-Theth  ku është punuar për mbajtjen hapur të rrugës. Për shoferët nevojitet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve. Akset konsiderohen të hapura, megjithatë duhet kujdes i shtuar për shkak të ngricave në rrugë.

Trashësia e dëborës shkon deri në 10 cm në Qafë Thore. Gjatë natës, në Qarkun e Korçës ka patur reshje shiu me intensitet deri mesatar dhe në orët e para të mëngjesit vazhduan reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartësi mbi 700 m. 

Akset kryesore nacionale: Qafa e Thanës-Pogradec-Plloçë-Maliq-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Drenovë-Dardhë, Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik, Qafa e Zvezdës-Dogana Goricë, janë plotësisht të kalueshme. Nga strukturat e Emergjencave Civile nuk raportohen situata emergjente, rrugët dytësore e lidhëse në bashki janë të kalueshme dhe pa probleme. Furnizimi me energji elektrike ka qenë normal.

I gjithë territori i Qarkut Kukës nga lartësia mbi 500 m është përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët deri në mesatar shoqëruar me temperatura të ulëta dhe erë të fortë. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre. Era e fortë ka shkaktuar shkëputje të çative në banesa, ndërsa ka shkëputje të energjisë në 2 lagje të qytetit dhe dia fshatra.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Atletikë, Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtarAtletikë, Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtar

Atletikë, Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtar

Franko Burraj vendos rekordin e ri Kombëtar në garën e 400m në atletikë. Sportisti shkodran…

15 hours ago
Al Hilal rrit ofertën, gati 50 milionë për të rrëmbyer Inzaghin nga InteriAl Hilal rrit ofertën, gati 50 milionë për të rrëmbyer Inzaghin nga Interi

Al Hilal rrit ofertën, gati 50 milionë për të rrëmbyer Inzaghin nga Interi

Sigurisht, është e qartë se e gjithë koka është në Mynih. Ka mbetur vetëm një…

16 hours ago
Luhatjet e temperaturave dhe reshjet – Dëmë në pemtari dhe vreshtari, ankohen fermerëtLuhatjet e temperaturave dhe reshjet – Dëmë në pemtari dhe vreshtari, ankohen fermerët

Luhatjet e temperaturave dhe reshjet – Dëmë në pemtari dhe vreshtari, ankohen fermerët

Kjo është Verenila Kolndrekaj nga fshati Stajkë i bashkisë Vau Dejës.  Ajo tregon se prej…

16 hours ago

Promovohen katër romane – Hysa: Mesazhi i dashurisë mbizotëron në krijimet e mija

Ambra Hysa, një shkrimtare e re, zgjodhi që, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve në…

17 hours ago

“Moto Fest Shkodra 2025” – Tre ditë festive dhe me adrenalinë, gërshetuar me muzikë

“Moto Fest Shkodra 2025” është eventi që ka ndezuar atmosferën festive dhe të argëtimit këtë…

17 hours ago

Festivali i Letërsisë “ZaNa” ndalet në Shkodër – Zëra poetikë nga rajoni bashkohen përmes artit

Pas Mitrovicës, edicioni i radhës i festivalit letrar  ZaNa vijoi rrugëtimin në Shkodër. Në Bibliotekën…

17 hours ago