Bonusi për pensionistët/Të moshuarit: Nuk mjafton bonusi kërkojmë rritje pensioni
Pas javës së dytë të dhjetorit, pensionistët mund të tërheqin bonusin e akorduar nga qeveria për festat e fundvitit.
Do të jenë 724 mijë pensionistë në të gjithë vendin, nga të cilët 511 mijë do të marrin shpërblim financiar.Ndërsa falenderojnë për shumën që u është akorduar, pensionistët kërkojnë rritje pensioni. Pagesat e shpërblimit të fundvitit do të mund të tërhiqen në të njëjtin vend ku merret edhe pensioni: pranë ISSH, Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.
Ndërkohë, pritet që pensionistët të marrin edhe një bonus tjetër në pranverën e vitit 2025, në varësi të rritjes ekonomike. Për këtë arsye, vlera e këtij shpërblimi ende nuk është përcaktuar.