Bonusi i pranverës – Në Qarkun Shkodër janë rreth 49 mijë përfitues

denisa dibra pensionet

Nga e hëna e 3 marsit edhe në Shkodër ashtu si në të gjithë vendin ka nisur shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët.

 Janë rreth 49 mijë pensionistë që e perfitojnë në fshat dhe qytet.

Teksa për qytetin shpërndarja ka nisur prej datës 3, në fshat bonusi nis të jepet në datën 10 mars.

Apeli u drejtohet të gjithë pensionistëve që t’u drejtohen zyrave postare në ditën që tërheqin pensionin e zakonshëm, ku bashkangjitur me të do të kenë edhe bonsin.

Kjo, për të evituar rradhët pranë degëve postare.