Bombolat e gazit shkaktarët e zjarreve në dimër – Specialistët apelojnë për blerje të sigurta dhe kujdes në përdorim
Ndonëse vera ka më shumë raste zjarri, gjatë dimrit janë më të rrezikshme pasi sjellin pasoja material e në njerëz. Bombolat e gazit sipas specialistëve të repartit zjarrfikës janë shkaktarët më të mëdhenj.
“Janë zjarre që rrezikojnë seriozisht jetën e njeriut sepse ndodhin në hapësira të brendshme. Këto zjarre shkaktohen kryesisht nga bombolat 5 litroshe qe ne bëjmë thirrje vazhdimisht të mos përdoren”, u shpreh Agim Ponari, Drejtor, Reparti Zjarrfikës Shkodër.
Ponari apelon drejt familjarëve por edhe bizneseve që të kenë kujdes në pikat ku mbushin gaz, që të jenë të licencuara dhe bombolat të kolaudohen.
Megjithatë lajm I mirë mbetet fakti se muaj dhjetor ka pasur më pak raste zjarri krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
