Lajmi i mirë se edhe organizatori i çdo përpjekjeje për të penguar vullnetin e shkodranëve më 11 Maj, Benet Beci, e ka kuptuar se e ka të kotë.
Nuk mundet dhe nuk do ta lejojmë!
Lajmi i keq është se për Benetin, vesi dilka me shpirtin.
Ashtu siç erdhi, i marrë peng, kërkon të imponohet duke marrë peng një proçes që është fillimi i fundit të tij.
Benet, kjo është direkt për ty. Boll!
Hiq dorë se e ke berë Bashkinë si çerdhe partie!
Rama ta ka gjetur zevëndesuesin pas datës 11 dhe po të çon t’i bësh shoqëri Erion Veliajt.
Presioni që po ushtron ndaj administratës shtetërore, por edhe direkt ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike janë përpëlitjet e një regjimi që po shembet.
Konkretisht, presioni ndaj dy komisionerëve tanë, Petrit Dyli dhe Fatmir Shabaj, nga Jozef Kulla, me titull Drejtor i Mirëmbajtjes së Objekteve, Bashkia Shkodër dhe nga sot Bandit politik, përbën shkelje ligjore dhe është dhunë politike.
Ti dhe drejtori yt jeni tashmë të raportuar në misionet nderkombëtare dhe do kallzoheni në SPAK për krim zgjedhor.
Sot mesazhi ynë është i qartë për çdo punonjës të ndershëm të këtij vendi: Mos hezitoni ta ndëshkoni një regjim që po shembet pa kthim.
Askush nuk ka të drejtë t’ju shantazhojë për vendin tuaj të punës dhe, pas 11 majit, kjo sjellje nuk do të harrohet dhe as të tolerohet.
Ne nuk kemi betejë me administratën.
Përkundrazi – Ne do t’i mbrojmë pa asnjë mëdyshje.
Të shtunën, në fushën “Skënder Halili” në Tiranë luhet sfida më vendimtare e sezonit për…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Arben Lushaj, ka mbyllur fushatën elektorale…
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Benet Beci , është takuar me banorë të zonës Dobraç…
Lagjja “Mark Lula” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.…
Postriba, “Nderi i Kombit”, u përzgjodh për mbylljen e fushatës elektorale në njësitë administrative të…
Në një kohë kur Shkodra po përgatitet për sezonin turistik veror, zhvillimi i qëndrueshëm dhe…
This website uses cookies.