Boçi dhe Kopliku takime me qytetarët – Në Zooteknikë dhe Livadhe, kanë evidentuar mungesën e investimeve

boci kopliku takim qytetaret

I deleguari politik, njëherësh i pari në listën e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Luçiano Boçi, si dhe kandidati për deputet,  Ted Kopliku zhvilluan takime me banorë në rrugët e ish-Zooteknikës dhe Livadhe. Boci tha se zona e shpreh qartë mungesën e investimeve ndaj duhet mbështetje për ndryshim.

Banorët e zonës, teksa folën për problematikat, shprehen mbështetjen e tyre ndaj PD-së

Mbështetje drejt fermerëve, shtresave më në nevojë, bizneseve dhe shëndetësisë ishin disa prej pikave të programit ku kandidatët e PD-së prezantuan për banorët, duke kërkuar mbështetjen e tyre.