Blloku i banimit “Vëllezërit Frashëri” / Punimet në përfundim, transformohen hapësirat publike

Investimi mbi 21 milion lekë i Bashkisë Shkodër i ka dhënë jetë bllokut të pallateve “Vëllezërit Frashëri”.
Sipas teknikëve të punimeve , procesi ka avancuar në mënyrë të kënaqshme dhe aktualisht është drejt përfundimit faza e shtrimit të trotuareve.
Ndërhyrja është realizuar sipas standardeve bashkëkohore, ndërsa është kryer edhe mbjellja e pemëve përgjatë gjithë bllokut të banimit.
Para ndërhyrjes, banorët përballeshin me vështirësi serioze në lëvizje, duke kaluar mes baltës dhe ujërave të zeza për të hyrë në banesat e tyre.
Ky projekt është një tjetër hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane dhe kushteve të jetesës në zonat e banuara të qyteti.
Ky investim, ashtu si ai i realizuar një vit më parë në pallatet e rrugës “Isuf Sokoli”, synon transformimin e hapësirave publike brenda blloqeve të pallateve në qytet.