Categories: BotaLajme

Blinken shpreh shqetësime serioze për marrëdhëniet ushtarake Rusi – K. Veriore

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se ai dhe ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin, ndajnë shqetësim të thellë për rritjen e bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Blinken dhe Park kanë thënë se kanë diskutuar edhe për bashkëpunim drejt zbatimit të një strategjie të zgjeruar parandaluese, me qëllim të luftimit të kërcënimeve prej Koresë së Veriut, si dhe për rritje të bashkëpunimit strategjik me Japoninë.

Ata kanë paralajmëruar marrjen e masave për dërgim të paralajmërimeve në kohë reale për testimet që kryen Koreja e Veriut, për stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe për tentime që të luftohet ndikimi dashakeq i verikoreanëve.

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia e kanë dënuar atë që besojnë se është bartje e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Koresë së Veriut në Rusi.

Koreja e Veriut dhe Rusia e kanë mohuar ndonjë marrëveshje për armë, ndonëse liderët e dy vendeve janë zotuar për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, kur janë takuar në lindje të Rusisë, në shtator të këtij viti.

Park është cituar të ketë thënë se duhet rritur thirrjet që verikoreanët të mos e lansojnë një satelit spiunimi.

Koreja e Veriut është duke u përgatitur për ta lansuar një satelit spiunimi, pasi ka dështuar dy herë këtë vit për ta ngjitur atë në orbitë.

Verikoreanët kanë thënë javën e kaluar se janë në fazat finale të përgatitjeve për lansim, pas marrjes së ndihmës teknike prej Rusisë.

Vizita dyditore e Blinkenit në Korenë e Jugut është e para e një Sekretari amerikan të Shtetit në dy vjetët e fundit dhe është realizuar në kuadër të një udhëzimi në Azi, që do të përfshijë një ndalesë edhe në Indi.

Ai ka qenë në Lindje të Mesme para se ta vizitonte Japoninë./REL/

RTSH Shkodra

Recent Posts

Falja e gjobave, institucionet kanë 30 ditë afat për të përpiluar listat e përfituesve

Të gjitha gjobat që kanë marrë qytetarët dhe bizneset, të vendosura nga data 1 janar…

19 hours ago

Berisha: Kërkojmë qeveri teknike! Misioni im mbaron kur shqiptarët të votojnë të lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot thirrje për qeveri teknike me një…

19 hours ago

Shtim i divorceve në Shkodër – Avokati Brunga: Dhuna në familje dhe tradhëtia ndër shkaqet më kryesore

Rastet e divorceve në Shkodër kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Kështu shprehet avokati…

19 hours ago

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin

Në dekadën e fundit, banorët e Dajçit kanë braktisur bujqësinë, teksa punishtet e tyre jane…

19 hours ago

Turizëm brigjeve të liqenit të Shkodrës – Plan konkret për zhvillimin nga Malësia e Madhe deri në Shkodër

Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin e turizmit përgjatë gjithë vijës së…

19 hours ago

“Higjiena kibernetike në shkolla” – Aktiviteti nisi me shkollën “Oso Kuka”

 Në një realitet ku fëmijët tanë jetojnë në botë fizike dhe virtuale njëkohësisht, siguria digjitale…

19 hours ago