Blair nuk hyn në bordin e Trumpit, shtetet arabe dhe myslimane kundërshtuan përfshirjen e tij

blair

Ish-kryeministrit britanik Tony Blair nuk do të marrë një rol në “Këshillin e Paqes” për Gazën të Donald Trumpit. Vendimi erdhi pas kundërshtimeve nga shtetet arabe dhe myslimane, me gjithë përpjekjet e tij prapa skenave.

Blair ishte parë si kandidati kryesor për bord, pasi kishte punuar në planin e Trump për Lindjen e Mesme. Ai kishte bashkëpunuar me Institutin e tij, TBI, sëbashku me dhëndrin e Trump, Jared Kushner. Mbështetësit e tij theksonin rolin në paqen në Irlandën e Veriut, ndërsa kritikët përmendnin mungesën e rezultateve në Lindjen e Mesme. Në botën arabe, Blair shihej me skepticizëm për rolin e tij në pushtimin e Irakut më 2003.

Propozimi i Trump për Gazën, ku kontribuoi edhe TBI, nuk parashikonte një afat të qartë për shtetin palestinez. Ai sugjeronte administrim të Gazës nga Bregu Perëndimor, gjë që krijoi shqetësime për unitetin e Palestinës. Trump pranoi se Blair mbetej figurë kontroverse, por e konsideronte “njeri shumë të mirë”.

Pavarësisht një takimi të paparalajmëruar me kryeministrin izraelit Netanyahu, Blair nuk do të jetë në bord. Mos-përfshirja e Blair-it shënon një tjetër hap kaotik në planet e Trump për Gazën, ndërsa sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës vazhdojnë.