Biçikletat e personalizuara për “PAK” / Mjeshtri 62- vjeçar, pas 30 viteve në Itali, kthehet në Shkodër

zef kapaklija

Zef Kapaklija, 62 vjeç, pas rreth 30 viteve qëndrimi dhe pune në Itali, është rikthyer prej pesë vitesh në Shkodër.

Me mjeshtërinë që ka përfituar jashtë vendit, ai është fokusuar kryesisht te modifikimi i biçikletave, sidomos atyre me tre rrota, të cilat përdoren nga persona me aftësi të kufizuara dhe individë që kanë vështirësi në lëvizje.

Zefi thotë se pasioni për këtë zanat i ka lindur që fëmijë, ndërsa sot mundësia për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve që kanë më shumë nevojë e bën punën e tij edhe më kuptimplotë.

Ai punon çdo ditë për të përshtatur biçikleta të personalizuara, por jo vetëm kaq, ai merret edhe me punime të tjera prej hekuri.

Punishtja e tij është kthyer në një adresë të njohur për shumë qytetarë që kërkojnë zgjidhje të posaçme për mjete lëvizëse, ndërsa Zefi synon të zgjerojë edhe më shumë këtë shërbim në vitet e ardhshme.

bici te personalizuara