Betohen pesë ministrat e rinj, të enjten edhe votimi i dy të propozuarve

c57fa3338e234171950f8070b6a6478d

c57fa3338e234171950f8070b6a6478d

Pesë ministra të rinj të kabinetit qeveritar kryen të martën (12 shtator) betimin para presidentit Bajram Begaj.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e presidencës, ku ministrat vendosën dorën mbi kushtetutë dhe u betuan përpara kreut të shtetit për të kryer detyrën.

Në ceremoni ishin të pranishme zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

Të propozuarit nga kryeministri Edi Rama morën një ditë më parë konfirmimin e shumicës parlamentare, edhe pse me debate nga opozita.

Dekretet për ministrin e propozuar të Financave, Ervin Mete, dhe për ministren e propozuar të Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, pritet të votohen të enjten.

Ministrat e rinj

  • Albana Koçiu, ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale;
  • Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit;
  • Arbjan Mazniku, ministër i Pushtetit Vendor (ministri e re);
  • Igli Hasani, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;
  • Ogerta Manastirliu, ministër i Arsimit dhe Sporti.

Në një intervistë për RTSH 24, numri dy i Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, tha se ndryshimet bëhen sipas vizionit që socialistët kanë për 2030-ën.