Berisha: Situata e përmbytjeve, e bërë nga dora e njeriut. Do dëmshpërblejmë banorët e prekur kur të vijmë në pushtet

Berisha akuzoi q

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi qeverinë si përgjegjëse për përmbytjet në vend, që erdhën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha u ndal te situata në Durrës, duke pretenduar se përmbytjet erdhën për shkak se dy hidrovorët ishin jashtë funksionit.

Më dramatike është situata e përmbytjeve home-made, e bërë nga dora e njeriut. Jo shiu, shiun nuk e ka sjellë njeriu. Por problemi është se në ultësirën e Durrësit, dy hidrovorë të fuqishëm, që e mbrojnë atë, dhe dy kanalet kryesore që e mbrojnë territorin e kësaj ultësire, ishin jashtë funksioni. Hidrovori i Hamallës, patronazhistët i kishin vjedhur tre pompa të fuqishme mijëra e mijëra litra ujë në sekondë. Zhdukur të tria. Vjedhur pompat, vjedhur motorët. Merrnin rrogat dhe pafytyrësish gjer sot asnjë njeri nuk është bërë përgjegjës. Por një njeri që të kujton njerëzit primitivë me qëndrimet e veta, por nuk është primitiv, fajësonte qytetarët se kanë hedhur letra dhe plastika në kanalet”, tha ai.

Ai shtoi se PD po bën një inventar të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, teksa shtoi se do të dëmshpërblejë qytetarët e prekur kur kjo parti të vijë në pushtet.

Unë i përgëzoj deputetët për punën që bënë në solidaritetin e tyre ndaj qytetarëve të përmbytur. Ne jemi angazhuar në një lloj inventari me ato që mundemi. I garantojmë qytetarët e këtyre zonave se zërin tonë do ta përdorim fuqishëm dhe në çdo kohë, kjo parti në pushtet do i dëmshpërblejë ata për çdo qindarkë që kanë humbur në këto mbytjeje. Sepse ajo është një emergjencë dhe kërkon që shteti t’i përgjigjet, kurse ky do t’i fajësojë se kanë hedhur letra dhe plastika në kanale”, deklaroi ai.