Berisha: Raporti i Komisionit Evropian groposi shtetin ligjor në vend

Berishës, ky rapo

Kreu i Partisë Demokratike teksa ka lexuar raportin e Komisionit Europian mbi sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ka deklaruar se ky raport ka groposur shtetin ligjor në vend.

Sipas Berishës, ky raport zbërthen situatën me sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ku sipas tij është krijuar korporata e prokurorëve.

Kam këtu një dokument-raport të Komisionit Evropian për gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri.

Ky raport me një objektivitet të plotë zbërthen korporatat e reja të krijuara në Shqipëri, pra sot po të lexosh me vëmendje këtë raport, arrin në përfundimin se shteti ligjor është i groposur në këtë vend, pasi krahas korporatës energjetike, korporatës së investimeve, është krijuar korporata e prokurorëve me në krye Këshillin e Lartë të Prokurorisë, korporata e gjyqtarëve me në krye të Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe korporata e Artur Metanit, me në krye Artur Metanin”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi më tej se kryeministri Edi Rama po përpiqet që ta sfumojë këtë raport.

“Pra, me një objektivitet të madh, në këtë raport analizohet gjendja dramatike e shtetit ligjor, ndërkohë Edi Rama për të përshëndetur raportin nxjerr zyrat e klonuara të shtypit, njëra në presidencë dhe tjetra në parlament dhe unë e quaj këtë një akt dezinformimi të turpshëm”, tha Berisha.