Në muajin shkurt, Partia Demokratike do të prezantojë programin elektoral, tha të hënën kryetari i saj, Sali Berisha, gjatë lançimit të programit të emergjencës për 100 ditët e para të qeverisjes në rast fitoreje në zgjedhje.
Berisha tha se prioritet do të jetë edhe ndërprerja e kontrabandës së naftës, për shkak të së cilës “qytetarët blejnë naftën më të shtrenjtë në rajon”.
“Secili shqiptar që blen 1 litër naftë i paguan qeverisë 1,13 euro, që nuk ndodh në asnjë vend të botës,” tha kryedemokrati.
Berisha nuk la pa komentuar edhe zhvillimet në Partinë Socialiste, me lëvizjen e Pandeli Majkos në fushatën e Tiranës.
Për kryetarin e PD-së, Majko është pjesë e krimit elektoral dhe kjo, sikundër tha, është faktuar në dosjen që një punonjës i SHISH-it i ka dërguar SPAK-ut.
“Pandeliu me Çelën dhe drejtorin e OSSH-së të Kukësit. I thotë atij ‘ti në Has do të kërkosh shtylla centrifugale’. Ato kushtonin 40–60 mijë euro, por do të faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 mijë do t’i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë në Durrës, të tjerat do të përdoren në Kukës,” deklaroi kryetari i PD-së.
Berisha tha se nuk dihet fati i punonjësit të SHISH-it që bëri detyrën, ndërsa SPAK-u, sipas tij, nuk e hapi çështjen.
Rikthehen punimet e Kuvendit të Shqipërisë pas ndërprerjes për gati 7 javë për shkak të…
Dhjetë ditë para finales së Mynihut, është koha që Simone Inzaghi të shikojë etapat që…
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet…
Tottenhami dhe Manchester United do të përballen sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin…
21 maji shënonn Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor. Në Shkodër mendohet se jetojnë rreth 3500…
Vermoshi është një ndër mrekullitë natyrore e klimaterike që Malësia E Madhe e ka në…
This website uses cookies.