Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me hetimet në proces.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Berisha akuzoi qeverinë Rama për ndikim politik në sistemin e drejtësisë.
Berisha ka përdorur terma të forta për të kritikuar atë që e cilësoi si “prokurori politike” që sipas tij është e kontrolluar nga Rama dhe Soros, duke theksuar se do i japë fund kësaj historie me fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
Berisha theksoi se beteja e opozitës për votën e lirë është më e rëndësishmja.
“Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.
Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025.
Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë. Tani vazhdon. Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjitha.
Armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra”, deklaroi Berisha.
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…
Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…
Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…
Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…
Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…
Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia…
This website uses cookies.