Berisha: Kur të plotësohet administrata Trump, nis lobimin për heqjen e non-gratës!

Sali Berisha, shprehu besimin se ardhja e Donald Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu besimin se ardhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të hapë mundësinë për heqjen e “non gratës” që SHBA i ka vendosur atij në 2021.

Ai theksoi se nuk ka filluar ende lobimin, pasi administrata e re është ende në proces konfirmimesh, dhe nuk e sheh këtë çështje si një prioritet të menjëhershëm. Berisha e cilësoi vendimin si një akt politik të Xhorxh Sorosit, duke theksuar se ai u mor pa dokumente ligjore, vetëm përmes lobimit të tij.

“Jo, unë nuk e kam filluar lobimin sepse janë gjithsej 14 ditë që ka filluar administrata e re. Dhe unë nuk besoj që në ditët më të para të saj, të jetë përparësi ky problem. Kështu që unë jam i vetëdijshëm se duhet të plotësohet administrata, d.m.th është një proces konfirmimesh që duhet të kalojë në Kongres. Dhe procesi i konfirmimeve të zyrtarëve nuk është vetëm për sekretarët e shtetit, por edhe për persona nën rangun e tyre. Unë pres që të plotësohet administrata e re dhe pa asnjë diskutim do i drejtohem administratës së re. I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo.

Dhe jam besimplotë sepse është kuptuar universalisht që ai ishte një akt politik i Xhorxh Sorosit dhe se Sekretari i Shtetit e ka bërë atë pa respektuar asnjë ligj të vendit të vet, pa asnjë dokument në dosje, thjesht me lobimin korruptiv të Xhorxh Sorosit”, tha Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku akuzohet i përfshirë në veprime korruptive, duke përdorur pushtetin për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë si dhe cenim të demokracisë.

Gjatë konferencës, Berisha theksoi edhe rëndësinë e luftës kundër trafikut të njerëzve dhe emigracionit, duke e konsideruar këtë si një çështje kryesore në agjendën e PD-së kur ajo të vijë në pushtet. Sipas tij, me Partinë Demokratike, Shqipëria do të ndalojë fluksin e emigrantëve që përdorin territorin e saj si kalim për të arritur në vendet perëndimore.

Sot në axhendën e të gjitha qeverive më serioze, përfshi presidentin e SHBA, Trump, është problemi i trafikut njerëzor, i emigracionit, i refugjatëve. Partnerët, aleatët tanë e kanë shumë të qartë se me PD-në në pushtet, zero flukse trafikimi drejt vendeve të tjera. Nuk do ketë më emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë për të ecur drejt Perëndimit. Ligji, ata e dinë që është forcë e ligjit, shteti ligjor, PD. Me një vokacion të palëkundur për tregun e lirë, por dhe trajtimin e çështjeve sociale me përgjegjësi të madhe.

Mund t’u them se ishte udhëtim drejt fitores pasi e kuptoni vetë, pjesëmarrja pas kaq vitesh në një kongres, unë mund t’ju them se përzemërsia ndaj nesh, ndaj përfaqësuesve të PD-së, ishte më e madhe se asnjëherë. Nuk kam gjetur ndonjëherë një përzemërsi të tillë në ndonjë konventë ndërkombëtare”, tha Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.