Lajme

Berisha flet për median greke: Plani im për emigrantët shqiptarë dhe marrëveshjen e detit

Gjatë vizitës në Athinë ku zhvilloi një manifestim me shqiptarët e Diasporës, kryetari i PD ka folur edhe për gazetën greke “To Manifesto”.

Gjatë intervistës, Berisha preku aspektet më të rëndësishme të marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës, për zgjedhjet e ardhshme dhe për zhvillimet politike në vendin tonë.

Sakaq, Berisha është ndalur më gjerësisht edhe për çështjen e kanë të bëjnë me komunitetin shqiptar që jeton në Greqi, zonën detare, marrëdhëniet me partinë Demokracia e Re (Nea Demokratia) si dhe çështja “Beleri”.

I pyetur për shqiptarët në Greqi, Berisha tha se do të përpiqet të gjejë zgjidhje për çështjet e pensioneve.

Megjithatë, siç e tha ai, shtylla kryesore e politikës së tij do të jetë hapja e rrugës për kthimin e shqiptarëve në atdheun e tyre.

Do të krijojmë kushtet më të mira të mundshme për t’i kthyer ata, investimet e tyre dhe miqtë e tyre grekë që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë. Në vitet 2009-2010, shumë erdhën dhe investuan në Shqipëri. Marrëdhëniet ekonomike greko-shqiptare po zhvilloheshin shpejt dhe kishte investime shumë të rëndësishme në vendin tonë, shumica e të cilave tani kanë ikur”, tha Berisha.

Gjithashtu, ai theksoi se do të përpiqet të bashkëpunojë me qeverinë greke për çështjen e gjuhës shqipe për të gjetur mundësi të pagesave për mësuesit ose çdo gjë që është e nevojshme për t’i ndihmuar bashkëatdhetarët e tij të shpëtojnë gjuhën dhe kulturën e tyre në disa aspekte.

Për sa i përket përcaktimit të zonave detare, Berisha u shpreh se, “sigurisht, kjo çështje do të zgjidhet përmes dialogut me frymën e mirë, ashtu siç e bëmë (në vitin 2009) me vullnetin për ta zgjidhur problemin. Këtë synojmë», theksoi ai, ndërsa në fjalimin e tij në SEF theksoi se, nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet, marrëveshja do të përfundojë dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të jenë shumë të shkëlqyera”.

Për sa i përket përcaktimit të zonave detare që nënshkruan qeveritë Karamanlis – Berisha në vitin 2009, «Ishte një marrëveshje win-win. Sigurisht, nuk kishte arsye që as Greqia as Shqipëria të humbnin”.

Sipas tij, pas refuzimit të marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, qeveria e tij ra dakord me dy qeveritë e pasardhëse greke që ta dërgonin dhe rishikonin në Hagë.

Në intervistën për “To Manifesto”, Berisha preku aspektet më të rëndësishme të marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës, për zgjedhjet e ardhshme dhe për zhvillimet politike në vendin fqinj.

I pyetur për kontaktet e tij në Greqi, Sali Berisha u përgjigj se vitet e fundit këto ishin të karakterit simbolik, pasi ai ishte (gati) jashtë politikës.

Kemi kontakte me Partinë Demokratike të Re, që është aleati ynë i vjetër. Konstantinos Mitsotakis ishte kryeministri i parë i huaj që takova në jetën time. Ai erdhi në Shqipëri tri javë pas themelimit të Partisë Demokratike dhe erdhi dhe më takoi si lider i opozitës. Që atëherë, marrëdhëniet tona nuk janë ndalur kurrë, kemi marrëdhënie shumë të mira dhe do të bëhen të shkëlqyera”, theksoi ai.

Në lidhje me atë se si ka ndërmend të shfrytëzojë pjesëmarrjen e partisë së tij në Partinë Popullore Evropiane (PPE) – organizatën më të madhe politike evropiane – për të ndryshuar imazhin e vendit të tij, Berisha ishte shumë i qartë:

Tolerancë zero ndaj krimit të organizuar! Shteti i së drejtës, zbatimi i ligjit do të jetë prioriteti ynë, reputacioni i saj do të ndryshojë shpejt dhe ne do të jemi një vend vërtet të respektuar”, theksoi ai

Blerti Delija

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

2 days ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

2 days ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

2 days ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

2 days ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

2 days ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

2 days ago