Categories: LajmePolitikë

Berisha flet para varrit të Ismail Qemalit: Pashiqin shqiptar, Edi Ramën, do e dërgojmë në Beograd

Ish-kryeministri Berisha ka vendosur kurora me lule tek varri i Ismail Qemalit, tek Sheshi i Flamurit në Vlorë.

Ai është treguar i ashpër edhe sot ndaj kryeministrit Rama për të cilin ka thënë se “Pashiqin shqiptar do e dërgojmë në Beograd, aty ku e ka vendin”

Duke folur për aktin patriotik të Ismail Bej Vlorës në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, Berisha theksoi se “pa këtë akt, Shqipërinë dhe shqiptarët i prisnin greminat, honet e historisë”.

Gjithashtu Berisha bëri edhe një betim para varrit të Ismail Bej Vlorës se shqiptarët do ta dërgojnë Edi Ramën në Beograd, atje ku e meriton.

Sot, ata janë anëtarë të NATO-s, Kosova është e pavarur. Por unë erdha këtu për t’u betuar para varrit të Ismail Bej Vlorës, se Pashiqi shqiptar, që sapo ka vendosur kurorën aty, e ka të fundit, sepse shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që ndodhen, do e paketojnë atë në Beograd, aty ku e ka vendin. Tradhtar si ky, kombi nuk ka pasur ndonjëherë në histori”, ka theksuar Berisha për mediat.

Berisha shtoi se “ky është një zotim solemn përpara Babait të Pavarësisë se edhe njëherë, Pashiqi nuk do ketë vend në Tiranë, por të shkojë në Beograd te padroni i tij Vuçiç

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

25 minutes ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

44 minutes ago

Lesha takim me ish- ushtarakët / Kandidati i PS-së vlerësoi rolin e tyre në këtë fushatë, por edhe në vite

Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…

47 minutes ago

Bejleri: Në 2 vite u rikthyen donatorët / Kandidati për deputet i PS-së liston investimet kryesore në Bashkinë Shkodër

Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…

1 hour ago

Spahia: 11 maji, fillimi i shpresës / Kandidati i PD- ASHM thirrje zgjedhësve për të votuar masivisht

Përtej dhunës e presionit, shkodranët kanë zgjedhur të mos përkulen, por të mbrojnë parimet e…

1 hour ago

Mbërrijnë materialet zgjedhore – Qarku Shkodër me 8 KZAZ nis administrimi i materialeve

Nga 8 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor që ka qarku Shkodër, 4 prej tyre janë…

1 hour ago