Berisha akuzon Ramën: Po shkel Kushtetutën duke penguar diasporën të votojë

Berisha akuzon Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar kërkesën e PD-së për ta shtyrë të paktën deri në datë 9 mars afatin e regjistrimit të diasporës.

Ky refuzimi është një shkelje madhore e Kushtetutës së vendit. Ky refuzim është përjashtimi nga e drejta e votimit e të paktën sipas shifrave zyrtare, të 500 mijë, por shifrat e tjera flasin për 800 mijë shqiptarë jashtë vendit, të cilët i kanë pasur dokumentet e skaduara,” deklaroi z. Berisha.

Berisha se shtyrja e afatit të regjistrimit duhet të jetë për të gjithë emigrantët dhe jo vetëm për kategorinë që propozoi Partia Socialiste.

Pra, nuk bëjmë ne kaste me të drejtën e votës, nuk kemi ne fobira siç ka Edi Rama që ka kryer krime të shëmtuara dhe tani kërkon pas këtyre krimeve, të bllokojë votimin e diasporës,” theksoi kryedemokrati.

Pak orë pas zyrtarizimit të koalicionit opozitar dhe regjistrimin e tij nën siglën e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, z. Berisha tha se aleatët do të kenë 8 vende të sigurta në listën e përbashkët të kandidatëve për deputetë.

Një koalicion shumë i mirë u bë, natyrisht në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar,” tha kryetari i PD-së.

Kryeministrit Rama ai i drejtoi sërish pyetjen nëse ka marrë apo jo mesazh nga SHBA-ja.

Z. Berisha tha se pyetja e tij e para pak ditëve më parë nuk kishte në fokus nëse Rama pajiset apo jo me vizë për të kaluar oqeanin, por nëse i është komunikuar ndonjë qëndrim për hetimin e çështjes [Charles] McGonigal.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.