Lajme

Berisha akuzon qeverinë për krime elektorale, bën thirrje për mosbindje civile

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzua qeverinë për përdorimin e shtetit për manipulimin e zgjedhjeve dhe për kryerjen e krimeve elektorale.

Sipas Berishës, krimin shtetëror elektoral e kryeson zv.kryeministrja Belinda Balluku duke e cilësuar atë si një “monstër të shtetit elektoral” dhe duke akuzuar qeverinë për përdorim të dhunshëm të administratës shtetërore për të kontrolluar votën e qytetarëve.

Berisha shprehu shqetësimin se punonjësit e administratës veprojnë si “xhandarë elektoralë” dhe “terroristë elektoralë” thuajse në të gjithë vendin për të grabitur votën e qytetarëve. Si përgjigje ndaj kësaj, Berisha tha se do të ketë mosbindje civile ndaj këtij shteti elektoral dhe bëri thirrje për një fushatë elektorale të ndershme dhe të qetë.

“Në këtë periudhë është shfaqur me gjithë shëmtinë e tij shteti elektoral. Në këtë periudhë, Edi Rama është angazhuar në krime të mëdha elektorale. Krimin shtetëror elektoral e kryeson Lubi Balluku. E kryeson ky person, që në vjedhjet e saj tejkalon pas Edi Ramës çdo person tjetër në historinë e vendit. Kjo ka hapur zyrat në të gjithë Myzeqenë me punonjësit e ministrisë, të cilët ngulen aty si xhandarë elektoralë, si terroristë elektoralë. Përdorimi i shtetit elektoral për të dhunuar votën e shqiptarëve është një thirrje e brendshme për demokratët për mosbindje civile. Edi Rama nuk mund të grabisë kurrë këto zgjedhje. Ne jemi të përgatitur për një fushatë elektorale të ndershme, të qetë, të drejtë, të konkurrojmë me alternativë. Por në qoftë se ai shpalos shtetin elektoral, ne do shpalosim zemërimin e qytetarëve kundër shtetit elektoral. Lubi Loti është një monstër e shtetit elektoral”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu nënvizoi se PD është e përgatitur për një transformim të thellë të vendit pas datës 11 maj, duke deklaruar se gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes, do të realizohen reforma të mëdha në Shqipëri. Berisha theksoi se Shqipëria ka kaluar nën ndikimin e Xhorxh Sorosit dhe premtoi se PD do të ndërmarrë hapa për të “desorosizuar” shoqërinë shqiptare.

“Shqiptarët çdo ditë e më shumë janë të bindur se në pushtet me datën 11 maj do të jetë PD. Dhe, kjo është një përgjegjësi e madhe, por i garantoj me këtë rast se 100 ditët do jenë 100 ditët e transformimit rrënjësor të Shqipërisë. Koha nuk pret, ndaj duhet të përgatiten të gjitha vendimet e 100 ditëve të para gjatë këtyre muajve para fushatës, në mënyrë që ato të firmosen në përputhje me Kushtetutën, si vendime qeverie apo akte normative, për të bërë realitet programin tonë transformues të Shqipërisë. Në të gjithë përgatitjen tonë, është e domosdoshme një seri aktesh, vendimesh, të cilat sjellin desorosizimin e shpejtë të shoqërisë shqiptare. Është fakt i pamohueshëm se në botë, kopshti eksperimental i Xhorxh Sorosit u bë Shqipëria. Unë i bëra thirrje Aleksis Soros të mbyllë fondacionin në Shqipëri, sepse i jap fjalën, që javën e parë pas 11 majit do të mbyllet me dekret ligj që të mos shkelë më në Shqipëri. Ky fondacion i ka bërë të këqija të mëdha Shqipërisë”, tha Berisha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, PDK: Po mbahen peng institucionet. LVV: Opozita kërkon bllokadën

Seanca e kësaj të diele (25 maj) ka dështuar sërish për konstituimin e kuvendit të…

10 hours ago

Moto Fest Shkodra 2025 – Eventi i  organizuar nga Bashkia kulmoi me performancën e grupit të njohur “Elita 5”

"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë…

10 hours ago

Parcelë me kanabis në malin e Rrencit – Arrestohet 30- vjeçari nga Velipoja, në kërkim i vëllai dhe një shtetas tjetër

Një 30- vjeçar nga Velipoja është vënë në pranga nga policia e Lezhës. Bëhet me…

10 hours ago

Kontratat kolektive – Tuka: Gjatë vitit 2024 në Shkodër u zbatuan deri në masën 90%

Gjatë vitit 2024 në Shkodër kontrata kolektive u zbatuan deri në masën 90%. Këtë gjë…

10 hours ago

Shije që nuk harrohet kurrë – Shkodranët kujtojnë gatimet e gjyshes

Në çdo familje shqiptare  gjyshja nuk është vetëm simbol i dashurisë, por mbi të gjitha…

10 hours ago

Shiroka turistike  – Qytetarët: E frekuentojmë për ajrin e pastër dhe natyrën

Shiroka është kthyer në një qendër turistike që po frekuentohet çdo herë e më shumë…

10 hours ago