Berberi i kohës / 38 vite mes gërshërëve dhe modës që ndryshon

berberi blertes

Në një lagje të vjetër të Shkodrës, pas pasqyrave dhe mjeteve të thjeshta, fshihet një histori 38-vjeçare.

 Ai është Viljan Troshani berberi i lagjes me përvojë të gjatë, i cili prej shumë vitesh ruan zanatin e tij me pasion dhe përkushtim.

Viljani thotë se stili i flokëve ka ndryshuar shumë gjatë këtyre viteve.

Edhe pas shumë viteve, Viljani ka ende klientë besnikë.

Madje, edhe ata që janë larguar jashtë vendit, kur kthehen në Shkodër, preferojnë të kalojnë sërish tek ai.

38 vite me gërshërë në dorë dhe plot histori në kujtesë.

Ai nuk është thjesht berber, por një dëshmitar i modës, ndryshimeve dhe njerëzve që kthehen gjithmonë te dora e sigurt e berberit të lagjes.