Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Australisë
Presidenti Bajram Begaj, ka pritur Ambasadoren e re të Australisë, jorezidente në Shqipëri, Julianne Cowley, të cilës i pranoi Letrat Kredenciale.
Gjatë bisedës, Begaj vuri theksin te angazhimi i Shqipërisë për të zgjeruar më tej bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh, duke ruajtur dhe forcuar dialogun politik.
Teksa vlerësoi ngritjen e Grupit Parlamentar të Miqësisë Australi-Shqipëri dhe lidhjet me komunitetin shqiptar në Australi, Begaj u shpreh për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit duke përfshirë dhe fusha të tjera.
Kreu i Shtetit shprehu vullnet për bashkëpunim në fushën ekonomike, duke theksuar se hapja e ambasadës australiane në Tiranë do të ndihmonte shumë në këtë drejtim.
Begaj i përcolli Ambasadores Cowley urimet për rikonfirmimin e Kryeministrit Anthony Albanese në mandatin e dytë qeverisës në Australi, bashkë me ftesën drejtuar atij për të vizituar Shqipërinë.
