Beci inspekton punimet në Zdrale – Kryebashkiaku kërkon cilësi maksimale në zbatimin e projektit

beci zdrale

Kryetari i Bashkisë ka inspektuar sot kantierin e punimeve në zonën e Zdrales, e cila po përjeton një transformim të dukshëm nga dita në ditë.

 Në një pjesë të kantierit tashmë është hedhur shtresa e betonit, ndërsa në vijim do të nisë edhe shtrimi i pllakave të gurit.

 Gjatë inspektimit, kreu i Bashkisë theksoi rëndësinë e cilësisë maksimale në realizimin e punimeve, duke kërkuar standarde të larta që të sigurojnë lehtësi dhe siguri për qarkullimin e banorëve të zonës.

Punimet po mirëpriten nga banorët të cilët falenderuan kryetarin e Bashkisë për investimin që po ndryshon fytyrën e zonës dhe po përmirëson kushtet e jetesës.

Projekti i Zdrales, një nga investimet më të rëndësishme të këtij viti, parashikon ndërhyrjen nga  ‘Xhamia e Parrucës’ dhe vazhdon deri në qendër të sheshit të Zdrales pranë peshkut.

 Ky investim parashikon transformimin e plotë të kësaj zone, me ndërhyrje në rrjetin nëntokësore, në rrugë, pjesën e fasadave dhe ndërhyrje në ruajtjen e banesave të vjetra të cilat janë të vendosura në këtë pjesë të qytetit.