Bayern ndalet nga Mainz, barazon edhe Dortmundi
Në raundin e katërmbëdhjetë të Bundesligës, Bayern shmangu humbjen e parë në ligë duke e mbajtur Mainzin në barazim 2-2 në shtëpi. Pas golit hapës të Karl (29′), mysafirët përmbysën rezultatin me golat e Potulski (45′ +2) dhe Lee (67′), të ndjekur nga një penallti nga Kane në minutën e 87-të.
Bayerni ngjitet në 38 pikë, nëntë pikë përpara dyshes ndjekëse të formuar nga Leipzigut dhe Dortmundit. Mainz është ende në vendin e fundit me 7 pikë.
Borussia Dortmund gjithashtu barazoi, 1-1 përballë Freiburg. Pas golit hapës të Bensebaini (31′) dhe përjashtimit të Bellingham, barazoi Holer(75′).
Me këtë barazim, Dortmund ngjitet në 29 pikë, Freiburg 17 pikë.
