Basket meshkuj, Vllaznia nuk ia del në shtesë – Kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 91-96 nga Teuta

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk arriti të fitojë në përballjen me Teutën, e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”. Kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 91-96.
Perioda e parë pati një rivalitet të fortë mes dy skuadrave, e cila përfundoi me një diferencë prej një pike për miqtë, 24-23.
Në periodën e dytë, durrsakët thelluan avantazhin, e cila përfundoi 26-14, duke i dhënë mundësinë Teutës të shkonte në pushim me një diferencë prej 13 pikësh.
Teuta vazhdoi të shtonte epërsinë edhe në periodën e tretë, e cila u fitua përsëri 22-16, duke e çuar diferencën në 19 pikë, 10 minuta para fundit të takimit.
Duket se gjithçka ishte mbyllur, por nuk do të ndodhte kështu. Vllaznia bëri thuajse të pamundurën në periodën e fundit, duke barazuar takimin në 84-84.
Në shtesë, shkodranët këtë herë nuk ishin me fat dhe u mposhtën 91-96.
Edhe pse Vllaznia humbi këtë takim, synimi i saj është kualifikimi në fazën “play-off”. Ndërkohë, pritet që skuadra të përforcohet me prurje të reja.