Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

leke dukagjini

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës. Pohimi vjen nga Bashkia Shkodër, e cila ka dalë në konference për shtyp pas reagimit të grupit nismëtar për vendosjen e memorialit.

Drejtori i Përgjithshëm, Denis Lesha, ka shpjeguar edhe arsyet e mosmiratimit deri tani të kërkesës.

Në mbyllje të deklaratës, drejtori i përgjithshëm Lesha shton se Shkodra ka dëshmuar gjithmonë se di të vlerësojë historinë dhe kulturën e saj, duke ruajtur njëherazi dinjitetin dhe estetikën urbane me maturi dhe përgjegjësi.