Bardhi takon ministrin gjerman për Europën: Opozita mbështet procesin e integrimit të bazuar në standarde dhe në meritë

Bardhi takon ministrin gjer

Kreu i Grupit Parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim këtë të premte (23 janar) me Ministrin gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Gunther Krischbaum,

Kreu i Grupit Parlamentar të opozitës bën të ditur se në fokus të bisedës ishte procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë takimit, Bardhi tha se “integrimi Europian i Shqipërisë duhet të jetë një proces që synon implementimin e standardeve europiane në vend, dhe jo të përdoret si justifikim për të mbuluar keqqeverisjen. Opozita mbështet plotësisht procesin e integrimit të bazuar në standarde dhe në meritë.” 

Po ashtu ai theksoi se “mbetet jetike për Shqipërinë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, qeverisja e mirë në dobi të qytetarëve, lufta ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar, lejimi i organeve të drejtësisë të bëjnë me integritet dhe pavarësi punën e tyre në përputhje me parimet e shtetit ligjor, si dhe funksionimi demokratik i institucioneve, veçanërisht i Kuvendit të Shqipërisë”.