Bardhi letër Kuvendit: Të futet në rend dite rishikimi i përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore

61627bdf76b044c79a89c05689823d29

61627bdf76b044c79a89c05689823d29

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka dërguar një shkresë Kryetares së Kuvendit për të futur në rendin e ditës në seancën plenare të ditës së sotme (5 tetor), projektvendimin për rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në shkresën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla,  Bardhi argumenton faktin se në seancën e datës 21 shtator, është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën e radhës, gjë që nuk është reflektuar nga kryetarja e Kuvendit.

Gazmend Bardhi thotë se rishikimi i përbërjes së komisionit të reformës është domosdoshmëri, pasi për më shumë se 1 vit nuk është bërë asnjë punë dhe disa anëtarë sot nuk janë më deputetë, për shkak të heqjes dorë nga mandati.

221be3835a7d41739daa2c483c49c3fb

Në seancën plenare të 21 shtatorit, Kuvendi rrëzoi kërkesën e demokratit Gazment Bardhi për përfshirjen në rendin e ditës ndryshimin e anëtarëve të komisionit për reformën zgjedhore.

Me 55 vota kundër dhe 43 pro, kërkesa e Bardhit u rrëzua, ndërsa Kuvendi u shpreh me votë për shtyrjen e afatit të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.