Bardhanjori pa shërbim shëndetësor / Qendra shëndetësore e mbyllur, banorët në vështirësi
Banorët e fshatit Bardhanjor, në njësinë administrative Rrethina prej vitesh përballen me mungesën e shërbimit shëndetësor në zonën e tyre.
Godina që është ndërtuar rreth 14 vite më parë për të shërbyer si qendër shëndetësore për 5 vite ndërsa aktualisht nuk funksionon duke e lënë komunitetin pa kujdesin bazë mjekësor.
Si pasojë banorët janë të detyruar të udhëtojnë drejt qendrës shëndetësore më të afërt në Bardhaj ose t’i drejtohen Spitalit Rajonal të Shkodrës 4 kilometër larg, gjë që sjell vështirësi të mëdha, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.
Ndërsa arsyet e mbylljes së kësaj qendre shëndetësore nuk janë sqaruar asnjëherë, mungesa e këtij shërbimi jetik ka shtuar shqetësimin te banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për rikthimin e funksionimit të qendrës shëndetësore dhe garantimin e një shërbimi të domosdoshëm për komunitetin.
Vështirësitë shtohen, përsa kohë nuk ka as transport publik në këtë fshat për të mundësuar lëvizjen e banorëve.
