Banorët pa shërbim mjekësor – Në lagjen “Xhaferaj” të Anës së Malit, Qendra Shëndetësore funksionoi pak muaj

Qendra Shëndetësore në lagjen “Xhaferraj” të Anës së Malit duhet duhet t’u jepte ndihmë mjekësore më shumë se 500 banorëve, por godina është kthyer në një gërmadhë.
E ndërtuar që prej gati 8 vitesh, Qendra Shëndetësore funksionoi vetëm për disa muaj.
Banorët janë të detyruar për të marrë shërbimin mjekësor në Spitalin e Shkodrës.
Sot, pas kaq vitesh, Qendra Shëndetësore është totalisht e braktisur, e rrënuar dhe pas asnjë shpresë për t’u vënë në dispozicion të banorëve, ndërsa këta të fundit detyrohen përsëri të udhëtojnë drejt Shkodrës me kilometra të tëra.